Bashkia e Tiranës rehabiliton një tjetër bllok banimi në kryeqytet

Edhe pse historikisht në Shqipëri koha e zgjedhjeve shihet si periudhë pushimi, kjo nuk ka ndodhur me Bashkinë e Tiranës. Ndërmarrja nr. 2 e Bashkisë së Tiranës ka vijuar punën për rehabilitimin e një tjetër blloku pallati në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”.

Sikurse mund të shihni edhe në këtë foto, banorët e kësaj zone të ardhur kryesisht pas viteve ’90 kanë tashmë edhe infrastrukturën e duhur për të pasur një jetë dinjitoze në kryeqytet. Pas punimeve nëntokësore dhe ndërtimit të trotuareve, radha i ka ardhur edhe asfaltit e ndriçimit.

Sikurse premtoi kryebashkiaku Veliaj, krahas investimeve madhore, fokusi i punës në mandatin e dytë do të jetë shtrirja e investimeve në çdo lagje të kryeqytetit në mënyrë që asfalti dhe shërbimet e Bashkisë së Tiranës të merren nga çdo qytetar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?