Bashkohet tregu energjetik Shqipëri-Kosovë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe homologu i tij shqiptar, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, do të nënshkruajnë nesër Deklaratën e përbashkët që rrjedh nga takimi i fundit i Komitetit Drejtues për krijimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike, Kosovë-Shqipëri.

Kështu, në një komunikatë për media të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Kosovë thuhet se nënshkrimi i deklaratës bëhet nesër (e mërkurë, 30 mars 2016) pranë Ministrisë së Energjetikës dhe Industrisë në Tiranë.

Deklarata e përbashkët është rezultat i punës së Komitetit Drejtues, ku diskutohen zhvillimet e fundit në kuadër të krijimit të tregut të përbashkët të energjisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?