Batuta të padëgjuara – Ja çfarë thotë Rama për Bashën, Palokën, Dulen e Kreshnik Spahiun

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me ndjekësit e tij në Facebook kur bëhet fjalë për kryetarët e partive opozitare që kanë zgjedhur të protestojnë në çadrën para zyrës së tij.

Ndërsa janë komentuesit ata që e ngacmojnë, Rama nuk nguron të thotë që s’do ta merrte kurrë Lulzim Bashën në një ndeshje basketbolli. Sa për kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Edi Palokën, kryeministri thotë se ai gjuan zogjtë me llastiqe.

Rama nuk i kursen dy fjalë as për kreun e AK-së Kreshnik Spahiun dhe atë të PBDNJ-së, Vanjgel Dulen, që kanë zgjedhur të mbështesin në çadër, Lulzim Bashën.

Komentuesi: Mister ke frike nga shqupi?
Edi Rama: Frike nga Shqupi kane vetem zogjte e kopshtit ne hyrje se i vret Paloka me llastiqe???
rama per paloken???
rama per bashen
Komentuesi: O edo nje opinion per nikun e vangjelin dua, nje patriot I flakte me bateri dhe nje grekofil si rrin posht cadres Bashk?
Edi Rama: Halle halle kjo dynja halli hallit nuk i ngja?

/BW

SHKARKO APP