Beci inspekton ndërhyrjet në lagjen “Liria”: Banorët do të kenë kushte dinjitoze
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka inspektuar punimet që kanë nisur në lagjen “Liria”, ku po realizohen ndërhyrje për përmirësimin e kushteve të jetesës së qindra banorëve.
Ai theksoi se ky komunitet ka qenë i neglizhuar për vite me radhë, duke jetuar në kushte të vështira, por tashmë projekti synon t’i japë dinjitet dhe standarde të barabarta me çdo lagje tjetër të qytetit.
Ndërhyrjet përfshijnë rikonstruksionin e hapësirave publike, përmirësimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha, si dhe instalimin e ndriçimit.
“Lagjja ‘Liria’ është porta e qytetit tonë dhe nuk duhet harruar, por shndërruar në një hapësirë funksionale e tërheqëse,” u shpreh Beci, duke shtuar se asnjë qytetar nuk do të mbetet pa vëmendje.
Ky investim synon të përmirësojë jo vetëm infrastrukturën, por edhe cilësinë e jetës së banorëve të zonës, duke e kthyer “Lirinë” në një model të zhvillimit urban për Shkodrën.
KOHA JONË SONDAZH

