Beci inspekton zonën nga Harku i Bërdicës tek Ura e Bahçallëkut: Brenda pak ditësh nis puna për zgjidhjen e përmbytjeve

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci së bashku me drejtuesit e Bordit të Kullimit, Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike, si dhe përfaqësues të firmës zbatuese, kanë inspektuar nga afër zonën nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut. Qëllimi i inspektimit ishte evidentimi i problematikave dhe përcaktimi i nevojave për ndërhyrje në këtë aks, i cili prej vitesh përballet me problematika të përmbytjeve nga ujërat e shiut.

“Brenda pak ditësh do të nisë puna me intensitet të lartë, për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike të mbartur prej vitesh dhe për të eliminuar rrezikun e përmbytjeve”, u shpreh Beci. Gjatë vizitës në terren, kryebashkiaku pati mundësinë të ndalet edhe tek një prej shembujve pozitivë të bujqësisë lokale, fermeri Hilmi Zeneli, i cili me punë dhe përkushtim prodhon produkte bio që arrijnë në tryezat e banorëve shkodranë.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Së bashku me drejtuesit e Bordit të Kullimit, Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike, si dhe me përfaqësuesit e firmës zbatuese të projektit të rrugës nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut, inspektuam nga afër zonën për të evidentuar problematikat dhe nevojat për ndërhyrje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Brenda pak ditësh do të nisë puna me intensitet të lartë, për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike të mbartur prej vitesh dhe për të eliminuar rrezikun e përmbytjeve nga ujërat e shiut.

Gjatë këtij inspektimi, pata gjithashtu mundësinë të vizitoj një nga shembujt e suksesit të fermerëve shkodranë, Hilmi Zenelin i cili falë punës së tij të përkushtuar, ofron produkte bio për tryezat e banorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?