Beci ndan pamjet: Punohet edhe në fundjavë për transformimin e hyrjes së Shkodrës

Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka ndarë pamje nga transformimi i hyrjes së Shkodrës, ku thekson se puna vijon edhe në fundjavë. ”Këto janë pamjet sot nga kantieri i punës në hyrjen e qytetit, në lotin e dytë të investimit që po ndryshon tërësisht pamjen e zonës”,-shkruan Beci.

Postimi i plotë

Punohet pa u ndalur, edhe në fundjavë, për transformimin e hyrjes së Shkodrës! Këto janë pamjet sot nga kantieri i punës në hyrjen e qytetit, në lotin e dytë të investimit që po ndryshon tërësisht pamjen e zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projekti përfshin ndërtimin e rrugëve moderne, trotuareve dhe shtigjeve të biçikletave, parkun e ri urban, ndriçim bashkëkohor dhe më shumë gjelbërim , duke i dhënë Shkodrës një hyrje dinjitoze, funksionale dhe plot jetë, një mirëseardhje europiane për qytetarët dhe vizitorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?