Beci nis shpërndarjen e 500 seteve shkollore për nxënësit e Shkodrës
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka zhvilluar një aktivitet të veçantë në shkollën “Liria” në lagjen Ajasëm, ku nisi shpërndarja e 500 seteve shkollore për nxënësit. Iniciativa u realizua në bashkëpunim me Kishën Ungjillore “Shpresë për Shkodrën” dhe synon të mbështesë fëmijët në fillim të vitit të ri shkollor.
“Pata kënaqësinë të takoja fëmijët e shkollës ‘Liria’ në lagjen Ajasëm, ku së bashku me Kishën Ungjillore ‘Shpresë për Shkodrën’ nisëm shpërndarjen e 500 seteve shkollore. Mbështetja për këta fëmijë do të jetë e vazhdueshme,” u shpreh Beci në një status në rrjetet sociale.
Kryebashkiaku theksoi se bashkëpunimi me organizatat dhe komunitetin është thelbësor për të garantuar që asnjë fëmijë të mos mbetet pa mjetet e nevojshme shkollore. Sipas tij, ky është vetëm fillimi i një sërë iniciativash që do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, për t’i dhënë mundësi fëmijëve të mësojnë dhe të zhvillohen pa pengesa materiale.
Ky veprim u prit me entuziazëm nga nxënësit dhe prindërit e tyre, të cilët e konsideruan një ndihmë konkrete në një periudhë kur shpenzimet për shkollë rëndojnë mbi familjet.
KOHA JONË SONDAZH

