Beci: “Paketa e Maleve” interes të lartë në Shkodër, 670 aplikime për zhvillimin e turizmit malor
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë të dhëna inkurajuese mbi ecurinë e “Paketës së Maleve”, një projekt që po regjistron një interes të lartë në zonat me potencial të lartë turistik.
Sipas shifrave zyrtare, deri më tani janë dorëzuar 670 aplikime në total, duke konfirmuar vëmendjen e madhe të banorëve dhe investitorëve ndaj këtyre territoreve. Zonat që kryesojnë listën e interesit janë Theth – Ndërlysaj dhe Rragam – Sheldi, pika këto që po kthehen në pole të rëndësishme të zhvillimit ekonomik në veri të vendit.
Postimi i plotë:
KOHA JONË SONDAZH

