Beci takon Drejtorin Rajonal Helidon Sokoli: Fokus te trashëgimia kulturore e Shkodrës
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti me kënaqësi Drejtorin Rajonal të Trashëgimisë dhe Kulturës, Helidon Sokoli, të cilin e uroi për marrjen e detyrës në drejtimin e trashëgimisë kulturore të rajonit të veriut.
Gjatë takimit, u diskutuan projektet aktuale dhe bashkëpunimet e ardhshme për rijetëzimin e Kalasë së Rozafës, përmirësimin e sistemimit të parkimeve për turistët, si dhe ndërhyrjet në qendrën historike të qytetit. Kryetari Beci theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të këtij pasurie të çmuar kulturore.
“E dimë se kemi një rrugë të gjatë përpara për t’i dhënë trashëgimisë kulturore vendin që meriton në zhvillimin e Shkodrës. Do të punojmë me përkushtim që ta kthejmë këtë pasuri në një vlerë të prekshme për qytetarët dhe vizitorët,” tha Beci.
Ky takim shënon një hap konkret drejt forcimit të bashkëpunimit mes Bashkisë dhe institucioneve kulturore për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm dhe promovim të vlerave historike të Shkodrës.
KOHA JONË SONDAZH

