Begaj: “Demokracia nuk është vetëm një sistem qeverisjeje, por një akt i vazhdueshëm besimi, përfshirjeje dhe rinovimi”
“Demokracia nuk është vetëm një sistem qeverisjeje, por një akt i vazhdueshëm besimi, përfshirjeje dhe rinovimi.
Në Takimin e Nivelit të Lartë të OKB-së “Në Mbrojtje të Demokracisë – Lufta kundër Ekstremizmit”, riafirmova angazhimin e Shqipërisë për një botë më të drejtë, më të lirë dhe më paqësore, duke theksuar modelin tonë gjithëpërfshirës për parandalimin, rehabilitimin dhe riintegrimin”- shkruan Bajram Begaj, President i Shqipërisë.

Ndërkohë Presidenti Begaj mori pjesë në Harvard Club në takimin e Nivelit të Lartë mbi multilateralizmin dhe sfidat në rrugën drejt paqes, i organizuar nga Qendra Ndërkombëtare Nizami Ganjavi.
Presidenti shkruan se “Gjatë takimit, theksova rëndësinë e multilateralizmit si rrugë drejt paqes dhe bashkëpunimit.
Në një kohë sfiduese për rendin global, mbështetja ndaj institucioneve ndërkombëtare mbetet thelbësore për parandalimin e krizave dhe ruajtjen e stabilitetit.
Për vende të vogla si Shqipëria, multilateralizmi është garanci për sigurinë dhe përfaqësimin në arenën ndërkombëtare”.

KOHA JONË SONDAZH

