Begaj në Emiratet e Bashkuara Arabe, takon Presidentin Mohamed bin Zayed: Forcojmë lidhjet politike, ekonomike dhe investimet

Kreu i shtetit, Bajram Begaj, ka zhvilluar vizitën e parë zyrtare të një presidenti të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas njoftimit të Presidencës, vizita rikonfirmoi angazhimin e përbashkët të dy vendeve për forcimin e partneritetit Shqipëri–EBA, të orientuar drejt së ardhmes. Presidenti Begaj u prit nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësia e Tij Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Gjatë takimit, kreu i shtetit shqiptar falënderoi Emiratet për solidaritetin dhe miqësinë e treguar ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në momente të vështira, veçanërisht gjatë luftës në Kosovë, pas tërmetit të vitit 2019 dhe pas sulmit kibernetik të vitit 2022. Të dy presidentët shprehën vullnetin e përbashkët për të avancuar axhendën e bashkëpunimit të fortë dhe të qëndrueshëm, duke shfrytëzuar potencialet ekzistuese për zgjerimin e tij në fusha me interes të ndërsjellë.

“Gjatë takimit, Presidenti Begaj falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për solidaritetin dhe miqësinë e treguar ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në momente të vështira, veçanërisht gjatë luftës në Kosovë, pas tërmetit të vitit 2019 dhe pas sulmit kibernetik të vitit 2022.Në takim u shpreh vullneti i përbashkët për të avancuar më tej axhendën e bashkëpunimit të fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve, si dhe për të shfrytëzuar potencialet reale për zgjerimin e tij në fusha me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Begaj theksoi se lidhjet politike, ekonomike dhe njerëzore mes dy vendeve do të forcohen më tej, veçanërisht me hapjen e Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Tiranë. Begaj vlerësoi potencialin për zgjerimin e investimeve dypalëshe dhe inkurajoi një angazhim më të madh të investitorëve të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shqipëri, sidomos në infrastrukturë, energji, inovacion, turizëm dhe sektorë të tjerë strategjikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidentët diskutuan gjithashtu bashkëpunimin shumëpalësh dhe sfidat ndërkombëtare, duke nënvizuar se Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndajnë prioritete të përbashkëta për paqen, sigurinë dhe zhvillimin.

Gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Presidenti Begaj zhvilloi gjithashtu takime me Lartësinë e Tij Sheikh Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, Princ i Kurorës së Abu Dhabit, si dhe me Lartësinë e Tij Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, Zëvendëspresident i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kryetar i Gjykatës Presidenciale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?