Begaj: Shqipëria, e gatshme për t’i shtuar projektit europian energjinë dhe vlerat e saj

Presidenti Begaj për Ditën e Evropës: Shqipëria sot më afër se kurrë familjes europiane, për t’i shtuar vlerat dhe energjinë tonë

Presidenti Bajram Begaj përcolli sot një mesazh me rastin e Ditës së Evropës, duke vlerësuar projektin e Bashkimit Europian si një projekt të ndërtuar mbi paqen, sigurinë, demokracinë, begatinë, solidaritetin dhe lirinë.

Në mesazhin e tij, Begaj theksoi se kjo ditë është edhe një moment për të nderuar të gjithë ata që kontribuuan për ndërtimin dhe bërjen realitet të projektit europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot ne festojmë Ditën e Evropës dhe nderojmë të gjithë ata që ndërtuan dhe bënë realitet projektin e Bashkimit Evropian, i cili ka në zemër paqen, sigurinë, demokracinë, begatinë, solidaritetin dhe lirinë”, shkruan Kreu i Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti u ndal edhe te rrugëtimi europian i Shqipërisë, duke theksuar se vendi është më pranë se kurrë anëtarësimit në familjen europiane.

“Shqipëria është sot më afër se kurrë për të qenë pjesë e familjes europiane, e gatshme për t’i shtuar projektit europian energjinë dhe vlerat e saj”, u shpreh ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?