Begaj, thirrje institucioneve gjyqësore: Të ndalen zvarritjet procedurale. Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar!
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka theksuar sot nevojën për përgjegjësi institucionale dhe garantimin e sigurisë juridike dhe barazisë para ligjit.
Në fjalën e tij para institucioneve të drejtësisë, Begaj vuri theksin te rëndësia e eficencës institucionale, rreziku që paraqesin zvarritjet procedurale dhe vonesat në shqyrtimin e dosjeve.
“Kërkohet përgjegjësi institucionale. Të garantohet siguria juridike dhe barazia para ligjit. Një tjetër parim në drejtësi është “drejtësi e vonuar, është drejtësi e mohuar”.
Zvarritjet procedurale, qartësia e vendimit, koha e gjatë e shqyrtimit të dosjeve, zbardhja me vonesë e vendimeve perceptojnë dhe nxisin impaktin dhe mendimin negativ tek qytetarët. Duhet eficencë institucionale. Dhe vetëm duke dhënë drejtësi, duke fituar drejtësinë te qytetarët, do kemi progres të qëndrueshëm edhe në rrugën drejt BE.
Kjo është zgjidhja e vetme që kemi dhe sfida me e rëndësishme për institucionet që ndodhen në këtë sallë dhe për të gjitha ata që vendosin në emër të Kushtetues dhe ligjit. Mbështes forcimin dhe funksionalitetin e sistemit të drejtësisë dhe ruajtjes së integritetin e tyre”, tha Begaj.
KOHA JONË SONDAZH

