Behgjet Pacolli paralajmëron analistët shqiptarë: Kujdes, do iu dërgojë në gjykatë!
Nga Behgjet Pacolli-
Pas kthimit tim nga një udhëtim i gjatë, u njoha me deklaratat e bëra në emisionin “Top Story” të Grida Dumës në Top Channel, ku ishin të ftuar, ndër të tjerë, ish-ministri Ylli Manjani dhe “opinionisti” Arjan Curri. Edhe sot insertët e këtij emisioni, qellimëshem sillën në rrjetet sociale.
Në atë emision, në adresën time u artikuluan nga z. Manjani akuza dhe pretendime të rënda. Keto akuza janë te pavërteta, janë genjeshtra dhe shpifje që mund ti thot vetëm dikush i PA EDUKATË, PA KARAKTER NJERZOR apo një RRUGAQ.
I kundërshtoj ato plotësisht dhe jam i gatshëm t’i përball çdo pretendim prova.
Nuk do të lejoj që gjobëvënsat e tillë të dëmtojnë emrin tim dhe reputacionin e kompanive që kam ndërtuar me dekada pune. Kritika është e ligjshme dhe secili është i lirë të ketë opinionin e tij, qoftë kjo edhe nga kolltuku i rehatisë duke i rënë në qafë njerëzve që punojnë e ju ofrojnë punë mijëra të tjerëve. Por shpifja dhe paraqitja e të pavërtetave si fakte, nëpërmes OFENDIMEVE janë të padurueshme dhe për to secili duhet të mbajë përgjegjësi.
Veprimet ligjore do të përfshijnë edhe z. Arjan Curri. Për këtë të fundit nuk është hera e parë, ky edhe më herët ka shpifur ndaj meje, është denoncuar dhe çështja është duke u ndjekur në rrugë ligjore.
Të hënën do t’u drejtohem institucioneve kompetente dhe Gjykatës në Tiranë dhe në Lugano në mënyrë që gjithçka e thënë publikisht të përballet me fakte, dokumente, përgjegjësi ligjore dhe materiale.
Nuk do të lejoj që emri im dhe puna ime të përdoren për interesa apo qëllimet e zhurmagjive që infektojnë publikun me gënjeshtrat e tyre.
Publiku meriton të informohet mbi bazën e fakteve e jo të gënjeshtrave. Mbase dikush në këtë vend duhet tu tregojë vendin shpifësve dhe SHARLATANAVE që kanë profesion vetëm vrasjen publike me pagesë.

