Belinda Balluku me Charlote Ruhe, Drejtoreshë e BERZH për Europën Qëndrore dhe Juglindore

“Me Charlote Ruhe, Drejtoreshë e BERZH për Europën Qëndrore dhe Juglindore, nënshkruam një memorandum të ri bashkëpunimi për të avancuar projektet e depozitimit të energjisë dhe për të përmirësuar kuadrin rregullator.

Transparencë, konkurencë dhe besueshmëri – këto janë themelet e ankandeve ndërkombëtare që po forcojnë sektorin energjetik shqiptar dhe po e bëjnë vendin tonë shembull për rajonin.

Memorandumi i nënshkruar sot, një tjetër hap drejt objektivit tonë për 2030: Shqipëria, eksportuese neto e energjisë!”- shkruan Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?