Benet Beci e realizon: Oborri i shkollës “Ali Laçej” rikthehet pas zaptimit
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, njoftoi rikthimin e oborrit të shkollës “Ali Laçej” në përdorim për komunitetin arsimor, pas një periudhe të gjatë zaptimi.
Në një status në rrjetet sociale, Beci thekson se rikthimi i kësaj hapësire i hap rrugë rehabilitimit të të gjithë sheshit të shkollës, duke mundësuar që nxënësit dhe stafi të përfitojnë nga një ambient i sigurt dhe funksional.
“U tha, u bë! Oborri i kthehet shkollës ‘Ali Laçej’ pas zaptimit shumëvjeçar. Tani hapim rrugën për rehabilitimin e të gjithë sheshit,” shkruan kryetari Beci, duke e konsideruar këtë një fitore të komunitetit shkollor dhe një hap të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në qytet.
Bashkia njofton se projektet e rehabilitimit do të vazhdojnë dhe do të përfshijnë rinovimin e sheshit, pajisjen me elemente sportive dhe hapësira të sigurta për nxënësit dhe qytetarët.
KOHA JONË SONDAZH

