Benet Beci: Hyrja e qytetit fiton dimension të ri me parkun 18 hektarë te Ura e Bunës

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka bërë të ditur se punimet për parkun e ri rekreativ tek Ura e Bunës po vijojnë me ritme të shpejta. Ky projekt, që shtrihet në një sipërfaqe prej 18 hektarësh, po transformon rrënjësor hyrjen e qytetit, duke e shndërruar atë në një “mushkëri të re” të gjelbër në shërbim të qytetarëve dhe turistëve.

Sipas Becit, ky investim nuk po ndryshon vetëm anën estetike, por po i jep qytetit një dimension të ri përmes shtimit të hapësirave publike dhe përmirësimit të cilësisë së jetesës. Parku është konceptuar si një zonë e hapur për familjet dhe të rinjtë, ku dominon gjelbërimi dhe qetësia natyrore./J.H

Postimi i plotë: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijojnë punimet për parkun rekreativ tek Ura e Bunës, pjesë e projektit rregullues të hyrjes së Shkodrës.
Një hapësirë prej 18 hektarësh, e dominuar nga gjelbërimi, që po merr formë si “mushkëria e re” e qytetit një zonë e hapur për familjet, të rinjtë dhe të gjithë ata që duan natyrën, qetësinë dhe cilësinë e jetesës.
Hyrja e Shkodrës nuk po ndryshon vetëm pamje, por po fiton një dimension të ri: më shumë hapësirë publike, më shumë gjelbërim, më shumë jetë.
Punët vijojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?