Benet Beci inspekton aksionin në Shkodër: Hapësirat publike i kthehen qytetarëve
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka inspektuar vijimin e aksioneve për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga individë të papërgjegjshëm. Sipas Becit, ndërhyrjet nuk do të ndalen në asnjë lagje të qytetit, duke u fokusuar kudo ku qytetarët nuk mund të shfrytëzojnë hapësirat publike.
Pamjet e fundit vijnë nga lagja “Bahçja e Çakajve”, ku punonjësit e bashkisë, së bashku me shërbimet e tjera bashkiake, po largojnë pengesat dhe po rivendosin rendin dhe pastërtinë. Aksioni synon t’i kthejë qytetarëve të Shkodrës të drejtën për të përdorur hapësirat publike në mënyrë të lirë dhe të sigurt.
Postimi i plotë:
KOHA JONË SONDAZH

