Benet Beci inspekton Muzeun e Lundrimit: Hyrja e Shkodrës do të bëhet moderne dhe funksionale
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, inspektoi punimet në Muzeun e Lundrimit, një investim që shënon një nga projektet më të rëndësishme transformuese për hyrjen e qytetit.
Sipas tij, është bërë një punë e jashtëzakonshme, që tregon se premtimet e dhëna nga bashkia po konkretizohen. Ky projekt infrastrukturore, së bashku me portin dhe parkun e rekreacionit, më i madhi ndonjëherë i ndërtuar në Shkodër do të rikthejë hyrjen e qytetit në një zonë moderne dhe të zhvilluar.
Punimet për përfundimin e muzeut pritet të vijojnë deri në qershor të vitit të ardhshëm, kur hapësira do të plotësohet edhe me sheshin e ri të eventeve. Ky shesh është konceptuar si një zonë moderne për aktivitete kulturore, duke i dhënë Shkodrës identitetin e një qyteti europian.
Postimi i plotë:
KOHA JONË SONDAZH

