Benet Beci: Muzeu i Lundrimit po merr formë, Shkodra drejt një identiteti të ri modern
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë sot një përditësim mbi ecurinë e punimeve në Muzeun e Lundrimit, një nga projektet më të rëndësishme kulturore që po zhvillohen aktualisht në qytet. Sipas tij, puna po vijon me ritme të larta dhe objekti po shkon drejt transformimit në një hapësirë bashkëkohore që do të pasqyrojë historinë dhe traditën e lundrimit në Shkodër.
Beci thekson se ky muze do të shërbejë jo vetëm si një pikë referimi për trashëgiminë e pasur të qytetit, por edhe si një element i ri identitar, që forcon lidhjen e Shkodrës me orientimin europian. Sipas tij, projekti pritet të kthehet në një atraksion të rëndësishëm për qytetarët dhe vizitorët, duke rritur vlerën kulturore dhe turistike të zonës./J.H/
Postimi i plotë:
KOHA JONË SONDAZH

