
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë këtë mëngjes pamje nga kantieri i punimeve në urën e Bahçallekut.
“Mirëmëngjes! Me këto foto nga kantieri i punës në urën e Bahçallekut, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Beci në rrjetet sociale.
Punimet në këtë urë janë një nga ndërhyrjet e rëndësishme të infrastrukturës në qytet, e cila pritet të lehtësojë qarkullimin dhe të përmirësojë lidhjet rrugore në zonë.