Benet Beci: Në punë deri në orët e vona për një Shkodër më të pastër

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë të ditur se ekipet e bashkisë po punojnë deri në orët e vona për të garantuar një qytet më të pastër dhe më të sistemuar.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Beci tha se ndërhyrjet e fundit janë fokusuar në rrugën “Edit Durham”, pranë ish-ADAS-it, ku është pastruar territori nga inertet dhe ndërtimet pa leje.

“Së bashku me ekipet e Bashkisë po punojmë për pastrimin e shesheve të çliruara nga zaptimet dhe rehabilitimin e tyre, duke i rikthyer qytetit hapësirat publike që i përkasin të gjithëve”,  shkroi ai.

Aksioni është pjesë e një nisme më të gjerë të bashkisë për sistemimin urban dhe përmirësimin e hapësirave të përbashkëta në disa zona të qytetit./J.H/

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë: 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?