Benet Beci nis kantierin për përmirësimin e blloqeve të banimit në Shkodër
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, njoftoi nisjen e kantierit pranë pallatit me hark në sheshin “Isa Boletini”, si pjesë e projektit për përmirësimin e blloqeve të banimit në qytet.
Investimi realizohet nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Agjencinë për Eficiencën e Energjisë dhe ka për qëllim rritjen e efikasitetit energjetik dhe komfortit për banorët. Projekti përfshin:
Termoizolim të 3,500 m² sipërfaqeve të fasadës;
Hidroizolim dhe termoizolim të soletave;
Zëvendësim të dritareve ekzistuese me dritare efikase dopio xham.
Beci u shpreh se punimet pritet të përfundojnë brenda 6 muajve, duke siguruar një përmirësim të dukshëm të standardeve të jetesës në këtë zonë.
“Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të blloqeve të banimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët tanë,” tha kryetari Beci.
KOHA JONË SONDAZH

