Benet Beci: Nis pastrimi dhe ndriçimi i lagjes “Liria” në Shkodër
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar nisjen e punimeve në lagjen “Liria”, ku po kryhen ndërhyrje për pastrimin e rrugicave dhe zhbllokimin e kanaleve.
Sipas Becit, aksioni do të vijojë me lirimin e hapësirave publike dhe vendosjen e ndriçimit rrugor. “Mëngjes pune në lagjen ‘Liria’. Kemi nisur me pastrimin e rrugicave dhe zhbllokimin e kanaleve. Do të vijojmë me lirimin e hapësirave publike dhe vendosjen e ndriçimit rrugor”, u shpreh ai.
Ndërhyrjet kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e zonës.
KOHA JONË SONDAZH

