Benet Beci: Nis puna për palestrën e shkollës “28 Nëntori” në Shkodër
Në Shkodër ka nisur puna për ndërtimin e palestrës së re në shkollën “28 Nëntori”. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili thekson se ky është një tjetër investim në funksion të arsimit dhe fëmijëve të qytetit.
“Nis puna për palestrën e shkollës ‘28 Nëntori’! Një tjetër investim i Bashkisë Shkodër për shkollat dhe për fëmijët e këtij qyteti. Punohet çdo ditë me ritme intensive, për një ambient modern sporti dhe një arsim më cilësor,” shkruan Beci në një postim në rrjetet sociale.
Sipas tij, projekti synon krijimin e një ambienti bashkëkohor për zhvillimin e aktiviteteve sportive, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe edukimit fizik të nxënësve.
KOHA JONË SONDAZH

