
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, njofton se Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike ka përfunduar riparimin e urës në fshatin Drisht të Postribës. Pjesët e dëmtuara janë rikonstruktuar, duke siguruar kalimin e sigurt për banorët e zonës.
Beci thekson se në të ardhmen Bashkia do të realizojë një projekt për rikonstruksionin e plotë të urës, duke garantuar infrastruktura të qëndrueshme për komunitetin.