Benet Beci: Shkolla “Kolë Idromeno” drejt përfundimit, investim për të ardhmen e Shkodrës
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar se punimet për rikonstruksionin e shkollës së mesme “Kolë Idromeno” po shkojnë drejt përfundimit, duke e kthyer këtë institucion nga një gjendje mjerimi në një model modern të arsimit.
Ky investim transformues po krijon kushte dinjitoze për rreth 400 nxënës dhe mësuesit e tyre, ku ambientet e brendshme, ato të jashtme dhe laboratorët e rinj garantojnë tashmë standarde të larta. Sipas Becit, ky projekt i rikthen dinjitetin shkollës që mban emrin e të madhit Kolë Idromeno, duke shënuar një investim real për të ardhmen e të rinjve dhe arsimit në qytet./J.H/
Postimi i plotë:
KOHA JONË SONDAZH

