Benet Beci shtron iftar për deputetët dhe strukturat e PS në Shkodër

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, shtroi një iftar tradicional të Ramazanit për deputetët dhe strukturat e Partisë Socialiste në Shkodër, në një mbrëmje që u shoqërua me mesazhe reflektimi, solidariteti dhe përkushtimi ndaj komunitetit gjatë muajit të shenjtë.

Postimi i plotë: 

Në iftarin tradicional të Ramazanit 🌙 me deputetë dhe strukturat e Partisë Socialiste në Shkodër.
Muaji i Ramazanit është një kohë reflektimi, solidariteti dhe përkushtimi ndaj njëri-tjetrit, ndaj komunitetit dhe ndaj vlerave që na bashkojnë. Janë pikërisht këto parime që duhet të na udhëheqin edhe në punën tonë të përditshme për qytetin dhe për njerëzit, si njerëz që ndajmë përgjegjësi për komunitetin tonë.
Një urim të përzemërt për të gjithë besimtarët myslimanë: agjërim të mbarë dhe të pranuar. 🤲🌙\

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?