Benet Beci shtron iftarin tradicional në frymën e bashkimit dhe solidaritetit
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, organizoi iftarin tradicional, një mbrëmje e mbushur me respekt, harmoni dhe vlera që bashkojnë komunitetin gjatë muajit të shenjtë të Ramazani.
“Iftari tradicional i Bashkisë Shkodër, një mbrëmje e mbushur me respekt, harmoni dhe vlera që na bashkojnë. 🌙
Ky muaj i shenjtë na rikujton rëndësinë e solidaritetit, mirëkuptimit dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit, si themel i çdo pune që bëjmë në shërbim të komunitetit të Shkodrës.
Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët myslimanë. 🤲✨”, shkruan Beci në postimin në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

