Benet Beci: Studentët zgjedhin mensën e qytetit, investimi po jep frytet e para
Studentët shkodranë po e bëjnë pjesë të përditshmërisë së tyre Mensen e qytetit, një investim i Bashkisë Shkodër që synon të lehtësojë jetesën studentore dhe të krijojë një hapësirë sociale të aksesueshme për të gjithë.
Kryetari i Bashkisë, Benet Beci, në një postim në rrjetet sociale, është shprehur se ky projekt po e përmbush qëllimin e tij, duke ofruar një ambient të ngrohtë, ushqim të mirë dhe shërbim publik cilësor.
“Ky investim i Bashkisë Shkodër po e përmbush qëllimin e tij: të lehtësojë jetesën studentore dhe atë të komunitetit, të krijojë një hapësirë të ngrohtë sociale, ku ushqimi i mirë dhe shërbimi publik takohen në të njëjtën tavolinë”, ka shkruar Beci.
KOHA JONË SONDAZH

