Beograd, nënshkruhet marreveshja dypalëshe për patentat
Kryeministri Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç, gjatë pjesëmarrjes në samitin e Beogradit, që zhvillohet mes kryetarëve të qeverive të 16 vendeve Evropiane dhe kryeministrit kinez, Li Keqiang.
Ai vlerësoi rritjen e ritmit të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe theksoi rëndësinë e shtrirjes së këtij bashkëpunimi edhe në fushën e zhvillimit infrastrukturor rajonal.
Të dy kryeministrat morën pjesë edhe në nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe mbi njohjen e ndërsjellët të lejeve të drejtimit, marrëveshje e nënshkruar nga Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojša Stefanoviç dhe Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.
Marrëveshja e nënshkruar gjatë punimeve të Samitit të III-të të krerëve të Kinës dhe Europës Qendrore dhe Lindore parashikon që Serbia dhe Shqipëria të njohin reciprokisht lejet e drejtimit të lëshuara të lëshuara nga organet kompetente respketive.
Njohja për herë të pare e lejeve të drejtimit kombëtare me Serbinë sjell lehtësira, jo vetëm për lëvizjet e qytetarëve për qëllim qarkullimi në territoret respektive, për periudhën e vlefshmërisë së tyre, por kjo proçedurë do t’u krijojë mundësi shtetasve të dy vendeve, të punësohen si drejtues mjeti me të drejta të barabarta, në përputhjeme lejen e drejtimit që disponojnë.
Kjo marrëveshje vjen mbas nënshkrimit me sukses të marrëveshjeve për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me Italinë, Kosovën, Maqedoninë, Kroacinë dhe së fundmi Malin e Zi.