Beogradi firmos urdhër-arrest për Ballistin e dronit

 

Beogradi shpreson se shumë shpejt ballisti i cili është i dyshuari kryesor për Serbinë, për lëshimin e dronit me banderolën e Shqipërisë së Madhe në stadiumin e Beogradit, do të arrestohet.

Mediat serbe, mes tyre “Kurir” e “Vesti” shkruajnë për Islam Morinën policia serbe firmosi një urdhërarret. Pas ndeshjes së 14 tetorit 2014, mediat serbe shkruajnë se ballisti mund të jetë larguar nga Serbia përmes Italisë dhe tani lëviz lirshëm.

Policia serbe është në bashkëpunim me policitë e tjera të vendeve fqinje për arrestimin e 32 vjeçarit.

SHKARKO APP