Berati tërheq turistë pa fund, Rama publikon pamje nga atmosfera e mbrëmjes

Mbrëmjet në Berat në këto ditë të fundit të muajit korrik janë të mbushura me gjallërinë e turistëve vendas e të huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet këtë mbrëmje, ku shihen rrugët e tejmbushura nga turistët.

Berati mbetet tërheqës për vizitorët e huaj dhe ata vendas jo vetëm për bukuritë historike, por edhe për ofertat e pasura të agroturizmit dhe përvojat autentike që ofron.

Vitet e fundit përveç vizitave në monumentet historike, apo turizmit të aventurës, turistët mund të marrin pjesë në degustime vere, ekspozita artizanale dhe ngjarje folklorike që sjellin në jetë traditat e pasura të rajonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër atraksionet më të vizituara vijojnë të jenë Kalaja, lagjet muzeale “Goricë” dhe “Mangalem”, kantinat e qytetit, muzeu “Onufri” dhe ai Etnografik etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?