FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: 500 mijë qytetarë ishin në shesh të shtunën. Demokratët të mbështesin protestën

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar për protestat e mbajtura dy ditët e fundit në Tiranë.

Në një konferencë për mediat, ai u shpreh se në protestat e fundjavës morën pjesë rreth 500 mijë qytetarë.

Fundjava që kaloi mund të konsiderohet si fundjava e diasporës, e atyre të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që udhëtuan mijëra kilometra, me tokë, det dhe ajër, dhe u bashkuan me bashkatdhetarët e tyre për largimin e regjimit autoritar më të egër që Shqipëria ka njohur pas diktaturës totalitare të Enver Hoxhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbi 500 mijë qytetarë morën pjesë në këtë protestë në shesh. U bëj thirrje demokratëve të mos ndikohen nga thirrjet e opozitës së opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky akt madhështor ka mbushur me besim dhe shpresë zemrat e të gjithë shqiptarëve dhe të mbarë kombit shqiptar.

Me vendimin dhe pjesëmarrjen e tyre, bashkatdhetarët tanë nga diaspora, në shumicën dërrmuese anëtarë dhe mbështetës të PD-së, zgjodhën të mbështesin protestën qytetare për rrëzimin e Edi Ramës, Pashiqit shqipfolës, i cili me qeverisjen e tij të keqe ka përzënë nga Shqipëria dy herë më shumë shqiptarë sesa Pashiqi dhe Gjorgjeviçi nga Kosova, në zbatim të kësaj doktrine.

Manifestimi dhe rrethimi epik i epiqendrës së krimit përbëjnë një arritje historike, e cila e bën të pashpresë vazhdimin e sundimit të Edi Ramës dhe të mafies së tij në Shqipëri.

Ndaj, thirrja ime për çdo demokrate e demokrat, për çdo mbështetëse dhe mbështetës të PD-së, por edhe për çdo qytetar shqiptar që e do këtë vend, është që të vazhdojë protestën më të fuqishme që ka njohur vendi, në misionin e madh për shpëtimin e vendit dhe të kombit, duke synuar largimin sa më parë të Edi Ramës, mbi të cilin rëndon një mal me dosje korrupsioni.

Mos u ndikoni nga asnjë parullë dhe asnjë slogan kundër opozitës së vërtetë; asaj opozite që, në kushtet më të vështira dhe pas një kalvari të vërtetë, qëndroi e pamposhtur në dhjetëra protesta kundër regjimit; asaj opozite që u burgos, por nuk u mposht; asaj opozite që, me komisionet dhe denoncimet e saj, depozitoi një mal dosjesh në SPAK, pavarësisht se ato u heshtën”, u shpreh Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?