Berisha: 5,900 nxënës më pak në vetëm një vit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026–2027, veçanërisht për nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

“Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,
Së pari, urimin më të përzemërt për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit shqiptarë në këtë ditë të veçantë për ta dhe për mbarë kombin.
Një urim të veçantë, nga zemra, për vogëlushet dhe vogëlushët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës. Uroj që ky vit i ri shkollor të jetë për ta një vit i mbarë dhe plot suksese, dije dhe ëndrra të bukura.
Por, të dashur miq, viti i ri shkollor 2026–2027 e gjen Shqipërinë përballë një alarmi të madh demografik dhe arsimor.
Në vetëm një vit, Shqipëria ka humbur rreth 5,900 nxënës të arsimit fillor. Numri i tyre ka rënë nga 146,962 në 141,089, një tkurrje prej rreth 4 %, ndërkohë, në Bashkimin Europian rënia ishte vetëm 0.2 %. Pra, Shqipëria po humbet fëmijët e saj me një ritëm shumë më të shpejtë se Europa.
Ky është rezultati i një politike që nuk ka arritur të ndalë shpopullimin, emigracionin dhe largimin e familjeve shqiptare. Shqipëria po zbrazet, por narkoqeveria që është dhe shkaku i zbrazjes është vetëm e kënaqur me këtë”, shkruan Berisha në mesazhin e tij.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?