Berisha: Agresori i thirrur nga zyrtarët e Kadastrës sulmoi gazetarët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas një ngjarjeje të rëndë në zyrat e Kadastrës Vorë-Kamëz, ku sipas tij, gazetarja Domenika Bajraktari dhe kameramani i emisionit “Stop” në TV Klan u dhunuan gjatë kryerjes së detyrës.

Berisha e cilëson këtë akt si “banditesk dhe kriminal” ndaj përfaqësuesve të medias, duke akuzuar kreun e Kadastrës Çerri dhe drejtuesen Lorena për thirrjen e personave të dhunshëm për të penguar hetimin e gazetarëve.

Në reagimin e tij, Berisha shprehet se ky sulm lidhet me mungesën e transparencës në institucion dhe akuzon kryeministrin Rama si “frymëzues i një klime armiqësore ndaj mediave dhe gazetarëve kritikë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?