Berisha: Çdo ditë e Ramës në pushtet është një rrezik, të gjithë presin zgjidhje nga PD për situatën

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha theksoi rëndësinë e situatës dramatike që sipas tij Shqipëria përjeton nën qeverisjen e Edi Ramës, duke e cilësuar çdo ditë të tij në pushtet si një rrezik madhor për çdo shqiptar.

Berisha kritikoi ashpër qeverinë aktuale për korrupsion dhe papërgjegjshmëri, duke përmendur si shembull katastrofat natyrore të fundit. Ai denoncoi mënyrën se si përmbytjet në Durrës dhe qarqe të tjera u përkeqësuan për shkak të keqmenaxhimit dhe korrupsionit institucional. ”Shteti me korrupsionin e tij të çmendur, të papërmbajtur, ishte shkaku i thellë i kësaj përmbytje të paparë ndonjëherë në qarkun e Durrësit, por edhe në disa qarqe të tjera”, tha Berisha.

Berisha bëri një thirrje të fortë për largimin e Ramës nga pushteti dhe mobilizimin qytetar, duke theksuar se legjitimiteti i tij është i papërfaqësuar. ‘‘Çdo ditë që kalon është një ditë që nuk legjitimet për të. Nuk ka legjitimitet kurrë një njeri që shndërron zgjedhjet në farsë. Ky është kushtrim, është një apel për guximin dhe dinjitetin e çdo qytetari shqiptar. Të fillojmë betejën për largimin sa më parë të tij nga pushteti. PD nuk vjen në qeveri me dhunë, kurrë. Por Partia Demokratike do të hapë rrugën për votën e lirë të shqiptarëve dhe veprimin e ligjit dhe Kushtetutës”,-tha më tej kreu i PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?