Berisha del nga selia dhe i bashkohet protestuesve në shesh

Ka nisur protesta kombëtare e organizuar nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, në të cilën opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dalë nga selia e partisë së shoqëruar nga deputetë dhe anëtarë të tjerë të PD-së, ndërsa po marshojnë drejt sheshit para godinës së qeverisë. Atmosfera në zonë është e tensionuar, ndërsa protestuesit kanë nisur të mblidhen në numër të madh.

Protesta zhvillohet pas mesazhit të Berishës në rrjetet sociale, ku ai e ka cilësuar këtë ditë si një moment vendimtar për qytetarët opozitarë. Në postimin e tij, ai e përshkruan tubimin si një “gjykim” ndaj kryeministrit, duke përdorur akuza të ashpra për lidhje të tij me krimin e organizuar dhe duke e cilësuar protestën si një përpjekje për të “shpëtuar” vendin nga të keqen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?