Berisha fshin nga profili i tij foton e Vangjush Dakos
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpërndau sot në profilin e toj në Facebook një foto që, sipas tij, tregonte ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, në ambientet e paraburgimit.
Në foto, Dako shihej i shtrirë në një shtrat të rehatshëm, me celular në dorë, ndërsa pranë tij ndodhej një tjetër i dënuar, të cilin Berisha e identifikoi si Ron Shqopa.
Me një shënim ironik, Berisha e përshkroi qelinë si një dhomë hoteli, duke akuzuar se figurat e pushtetit gëzojnë trajtim të privilegjuar në burgjet shqiptare.
Por pas pak orësh, postimi u zhduk nga profili i tij në Facebook, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet e fshirjes së menjëhershme të fotos./JOQ/

KOHA JONË SONDAZH

