Berisha: Gazi lotsjellës i skaduar, helm që u përdor ndaj protestuesve, do të denoncohet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot në një konferencë se protesta e mbrëmshme u dominua nga të rinjtë, teksa dënoi sjelljen e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve

“Protesta pati një risi jashtëzakonisht të rëndësishme dhe themelore. Ajo u dominua nga rinia, nga të rinjtë dhe adoleshentët.”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i PD u shpreh se ky është një ogur i bardhë për shqiptarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Një shpresë e vërtetë, se do jenë të rinjtë dhe gjenerata e tyre, ata të cilët do të përmbysin, do të largojnë nga pushteti këtë organizatë kriminale”, tha Berisha.

Dje policia, vijoi ai, “përdori dhunë të egër ndaj protestuesve. Goditi me të gjitha mjetet, përdori gaz lotsjellës të skaduar, i cili në konventa ndërkombëtare përbën helm luftarak dhe s’mund të përdoret kurrë ndaj protestave”.

“Gazi lotsjellës ishte i skaduar prej tre vitesh. Dhe ai pas skadimit është e njohur se transformohet në helme të tjera, të cilat japin dëmtime të rënda sistemeve, por mund të shkaktojnë dhe humbjen e pamjeve. U përdorën topat e ujit dhe mjete të tjera. U goditën me shkopi protestues paqësorë dhe u arrestuan, u ndaluan brutalisht në akte të që cilësohen në krime kundër njerëzimit”, vijoi Berisha.

Ai tha se ky akt do të denoncohet në institucionet ndërkombëtare. “Do ta denoncojmë këtë akt si në institucionet ndërkombëtare, ashtu dhe brenda vendit. Është një shkelje flagrante, flagrante e konventave ndërkombëtare:, u shpreh Berisha.

Berisha theksoi se u agresuan qytetarë që s’kishin lidhje me protestën.

“Fëmijë 10 vjeç tek dilte nga xhamia, 10 vjeçar, Romeo dhe s’kishte asnjë lidhje me protestën. Ai kishte ardhur me detyra të ngarkuara nga familjarët e tij. Dhe e morën në mënyrën më të turpshme, më kriminale”, tha Berisha.

“Agresuan, arrestuan qytetarë që nuk ishin fare në protestë. U sollën egërsisht dhe në mënyrë të padenjë ndaj deputetëve. Agresuan disa deputetë, Luçiano Boçin, nënkryetarin e partisë, Xhelal Mziun, Besart Xhaferrin”, tha Berisha.

Me tej Berisha tha se protestat nuk do të ndalen. “Pa dyshim që do ketë protesta. Ne jemi në kilometrin e fundit të fitores. Këtu ne të gjithë potencialin tonë, ne jemi mirënjohës pa fund përgjigjes qytetare.

“Një thirrje kam për çdo qytetar kjo nuk është protestë kjo as për një person, as për një parti. Është protestë e ndërgjegjes qytetare, është protestë e ndërgjegjes kombëtare” tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?