Berisha i përgjigjet Celibashit për 11 Majin: Deklarata është qesharake, zgjedhjet ishin farsë
Kreu i PD-së, Sali Berisha e cilësoi si qesharake deklaratën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit që sipas këtij të fundit ishin “zgjedhje si të një vendi kandidat për në BE”.
Berisha tha se Celibashi lexon se çfarë i shkruan qeveria. Kreu i PD nënvizoi sërish se zgjedhjet ishin një farsë elektorale dhe se opozita e ka faktuar një gjë të tillë.
”Nuk ka deklaratë me qesharake. Zgjedhjet ishin një farsë e vërtetë elektorale dhe ne kemi faktuar me qindra mijëra fakte se në këto zgjedhje u shkelmuan standardet më elementare të zgjedhjeve të drejta, standardet ndërkombëtare dhe ligjet e vendit”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

