Berisha i vetëm në garë, Ervin Salianji: Ka humbur burrërinë, PD nuk e meriton të shuhet

Për garën në selinë blu për kryetarin, kandidat do të jetë vetëm kryetari akutal Sali Berisha. Ish-deputeti Ervin Salianji e cilëson standardin e drejtimit të Berishës si ”mizerabël”, duke theksuar se kjo tregon mungesë të thellë përgjegjësie historike ndaj demokratëve, të cilët sipas tij kanë mbetur në opozitë prej 13 vitesh. Ai akuzon gjithashtu Berishën për përçarje brenda partisë, duke folur për ”ndasi”, ”miq dhe armiq imagjinarë”, si dhe për përdorim të gjuhës së pavërtetë. Sipas Salianjit, këto veprime kanë kontribuar në dobësimin e Partisë Demokratike dhe në humbjen e besimit të mbështetësve të saj.

Postimi i plotë

Standardi mizerabël se si Berisha po trajton Partinë Demokratike shpreh mungesën e thellë të përgjegjësisë historike për sakrificat e demokratëve që prej 13 vitesh dergjen në opozitë. Shpërfaqja e këtij shtetari deri në degradim total me ndasi, me idiotësi, me miq dhe armiq imagjinar…. me rrena dhe gënjeshtra të poshtra që i kanë lënë demokratët 13 vite rrugëve, shprehin humbjen e e “kështjellës” së fundit që ai kishte arritur të fshinte: burrërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai dhe rrethi që i kacavirret abuzon me besnikërinë dhe vlerat e demokratëve, duke i vendosur përballë një presioni moral: të heshtin “për respekt të moshës”, të heshtin përballë “ndereve që i janë bërë”, të heshtin para shuarjes së PD për shkak të lidhjes me të. Kush mban përgjegjësi për humbjen më të thellë që nga 1997, me 11 Maj 2025? Kush i bëri listat? Kush hartoi programin banal sikur të ishte viti 1995? Kush e drejtoi fushatën?

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe pyetja më e rëndësishme: si do të fitojë Partia Demokratike? Edhe demokratët më të fandaksur e dinë që me Sali Berishën dhe këtë lidership, nuk do fitohet kurrë. Çdo ditë që ai qëndron në krye të Partia Demokratike e Shqipërisë është një humbje për opozitën dhe për Shqipërinë. Koha punon vetëm për ndryshimin. Sali Berisha nuk mund ta përfaqësojë kurrë atë. Ai është i konsumuar, i izoluar, i hetuar, i paaftë për të bashkuar opozitën. Nuk mund të flasim për ndryshim në Shqipëri, duke refuzuar ndryshimin në PD. Ne nuk mund të kërkojmë votën e shqiptarëve kështu. Partia Demokratike nuk mund të jetë kurrë e fortë pa garë, pa përfaqësim, pa përgjegjësi.

Çdo përpjekje për t’i shmangur këto e dobëson Partinë Demokratike dhe e largon nga qytetarët. Partia Demokratike nuk mund të jetë parti individi, nuk e meriton të jetë! Ajo duhet të rikthehet në një parti masash dhe pushteti. Ajo është pronë e demokratëve dhe shpresa e mijëra shqiptarëve që presin rotacionin prej vitesh! PD nuk e meriton të shuhet për shkak të liderit të saj. Llogaritë i kanë bërë gabim, veçanërisht me mua dhe shumicën e demokratëve. Koha thërret demokratët të mos heshtin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?