Berisha: Jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk s’do të na ndalë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita është më pranë se kurrë fitores kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij para protestuesve në sheshin para Kryeministrisë, Berisha e cilësoi këtë moment si “kilometrin e fundit” të betejës së opozitës.

“Sot ne jemi në kilometrin e fundit. Me ndihmën e Zotit asgjë nuk do të na ndalë drejt fitores. Sot jemi para triumfit të madh,” u shpreh Berisha, duke theksuar vendosmërinë e opozitës për të arritur qëllimin e saj politik.

Kreu i PD-së vuri në dukje edhe masivitetin e tubimit, duke thënë se protestuesit janë mbledhur në një protestë “madhështore” dhe se kërkesat e opozitës janë më të forta se kurrë. “Sot jemi më të vendosur se kurrë në kërkesën tonë. Sot jemi mbledhur masivisht në këtë protestë madhështore,” shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?