Berisha ka lënë litarin jashtë!
Nga Mentor Kikia
Sot nuk është hedhur karburant në treg. Autobotet nuk kanë dalë nga dogana, pasi kompania që duhet të bëjë markimin, ngjyrosjen, ka ndërprerë propcesin. Kompania GFI, që ka marrë me koncension markimin, ka vendosur të mos i nxjerr në punë punonjësit që bëjnë markimin e karburanteve në port duke bërë paralizuar tregtimin e naftës dhe benzinës.
Por cili është shkaku? Në vitin 2011 qeveria shqiptare ja dha monopolin e markimit të karburanteve shoqërisë GFI. Në marrëveshje përvec naftës së përpunuar është vendosur detyrimi që të markohet edhe nafta bruto. Por substanca përmes të cilës kryehet markimi nuk funksionon në naftën bruto. Të dhënat zyrtare tregojnë se nafta bruto që eksportohet nëse do të markohej do ti siguronte koncesionarit rreth 10 milionë euro të ardhura shtesë në vit. Por për shkak se edhe teknologjikisht nuk mund ta kryejë dot shërbimin, përgjatë kësaj kohe koncesionari i markimit nuk ka mundur të arkëtojë asnjë lekë nga nafta bruto. Përballë kësaj situate kompania koncesionare ka vendosur të ndëpresë aktivitetin duke i kërkuar këto para nga shteti.
Për këtë arsye ai ka bllokuar punën duke paralizuar tregun, pasi karburantet e pamarkuar nuk mund të dalin nga dogana e të hidhen në treg.
Absurdi është se qeveria i ofron një kontratë edhe për markimin e naftës bruto, kur nuk e dinin nëse bëhej apo jo ky proces. Dhe tashmë kompania kërkon 10 milion euro në vit nga qeveria për një punë që nuk e ka bërë, por qe e ka në kontratë. Dhe kontratat skë perëndi ti prishë tashmë.
Kjo është vjedhja koncesionare e parave dhe ekonomisë sonë.
Dhe koncensionet vazhdojnë….