Berisha konfirmon Bardhin si kreun e grupit: Punoi me dinjitet

Gazment Bardhi do të vijojë që të jetë kreu i grupit parlamentar të PD-së. Këtë e konfirmoi këtë të martë vetë kreu i PD-së, Sali Berisha në një konferencë për mediat.

”Riorganizimi do të jetë në vazhdim, PD do i ketë në vazhdim proceset. I përcakton grupi dhe strukturat. Unë nuk prononcohem, por kam vlerësim pozitiv për detyrën që ai ka kryer si kryetar grupi. Por ne funksionet i bëjmë në mënyrë demokratike dhe ka rregulla aty, do jetë grupi që do e përcaktojë dhe vendosë. Unë e respektoj detyrën që ai ka kryer”, u shpreh kreu i PD.

Në ndarjen e re në parlament, Berisha do t’i japë hua deputetë Partisë së Lirisë dhe Fatmir Mediut në mënyrë që ata të formojnë grupe parlamentare. Kreu i PD-së këtë nuk e quan një favor, por detyrim ndaj aleatëve që u bashkuan në koalicion.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Koalicioni është bërë mbi bazën e rekordeve elektorale. Nuk di teknikë tjetër më të ndershme e të drejtë se rekordi elektoral. Nuk di ndonjë tjetër, përdndryshe mos bëj koalicione”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?