Berisha: Ku është aeroporti i Kukësit me çunat e Londrës? Shqiptarët mund të paguajnë 500 mln euro gjobë për Vlorën
Sali Berisha ka akuzuar qeverinë Rama për keqmenaxhim dhe korrupsion lidhur me aeroportet e Vlorës dhe Kukësit. Në një konferencë për mediat, kreu i PD-së e quajti një akt skandaloz dhe të paprecedentë, prishjen e kontratës sipas tij me Pacollin.
“Edi Rama vendos që problemet midis dy partnerëve privatë në aeroportin e Vlorës, të zgjidhen jo si në gjithë botën me rrugën gjyqësore apo arbitrazhet, midis tyre pa pasur asnjë implikacion për shtetin dhe taksapaguesit, vendos të bëhet palë, të prishë kontratën me Pacollin. Prishja e kontratës me Pacollin e nxjerr Edi Ramën lakuriq para shqiptarëve se janë aksionerë.
Aeroporti i Vlorës nuk duhej të ndërtohej kurrë aty, se aeroporti i Vlorës shkatërron përfundimisht habitatin e zogjve, e flamingove dhe zogjve të tjerë të asaj zone. Prandaj edhe ne e spostuam, do e ndërtonim tek kthesa e Levanit. I njëjti grup që na tha ne se nuk mund të ndërtohet aty për shkak të flamingove dhe zonës, i njëjti grup i tha edhe Edi Ramës në vitin 2017. Jo, i thanë, nuk ndërtohet këtu. Këta e ndërtuan”, tha Berisha.
Duke iu referuar aeroportit të Kukësit, Berisha tha se ai po shndërrohet në një impiant me panele diellore, ndërsa kritikoi inaugurimin dhe funksionimin e tij.
“Ku është aeroporti i Kukësit sot? Më thoni pak, ku është? Nuk ka asnjë pengesë. Klauzola që e pengonte aeroporti i Tiranës është e hequr, nuk ekziston më. Aeroporti i Kukësit, dikush më thotë, po shndërrohet në termocentral me panele diellore, të tjera në destinacione të tjera. Pra loja me aeroportet e Edi Ramës është një lojë e turpshme, por me pasoja financiare shumë të rënda”, theksoi Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

