Berisha “lëshon” Florian Binajn për Tiranën: Nuk do të jetë kandidat i pavarur
Nisur nga deklaratat e fundit të Berishës, duket Florian Binaj nuk do të jetë kandidat i PD-së për zgjedhjet lokale në Tiranë.
Kreu i PD-së, Berisha u shpreh ditën e sotme se do të vendosë opozita për kandidaturën e Tiranës, por nuk do të jetë kandidat i pavarur.
Kryedemokrati tha se përgatitjet kanë nisur dhe se kandidatët do të prezantohen shumë muaj përpara zgjedhjeve lokale 2027.
“Opozita ka filluar punën dhe së shpejti përfundon procesin e analizës dhe zgjedhjeve brenda partisë. Ndërkohë që po mendohet, po punohet edhe për zgjedhjet lokale.
Pra nuk do jenë dy muaj përpara, ju siguroj do të jenë shumë më herët se zgjedhjet e fundit dhe ne do të bëjmë gjithçka për kandidaturat më të mira”, tha Berisha
KOHA JONË SONDAZH

