Berisha mungon tek Foltorja, Noka merr drejtimin: A duhet të ndërrojmë rrugën e europiane për të mbrojtur Belindën?

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka mbajti fjalën e tij gjatë Foltores së organizuar përpara Kryeministrisë. Në fjalimin e tij, Noka hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se qeveria po legjitimon vjedhjen përmes ligjeve dhe se, sipas tij, për sa kohë Rama qëndron në krye të qeverisë, perspektiva europiane e Shqipërisë mbetet e largët. Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës të planifikuar më 22 mars, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për përballjen politike dhe për të kërkuar ndryshim. Foltorja e kësaj të hëne u drejtua nga Noka në mungesë të kryetarit të Sali Berisha, i cili ndodhej në Kavajë ku ishte i ftuar në një iftar.

Pjesë nga fjala e Flamur Nokës

Po lind pyetja: a ua kanë borxh shqiptarët që t’i bllokojë rrugën e integrimit? Se në fund të fundit, këta po vjedhin, këta po mbrojnë vjedhjen me ligj. Ndërkohë, ai procesi i famshëm i integrimit europian, me të cilin vetë kreu i narkosit këtu shkoi derë më derë duke bërë fushatë, ai u zhbë. Brukseli foli me zë dhe me figurë që, sa të jetë ky kreu i narkos këtu, së bashku me organizatën e tij kriminale, shqiptarët duhet ta harrojnë Europën. Duhet ta harrojnë integrimin europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani, një pyetje shumë e thjeshtë për çdo socialist të ndershëm: a duhet ne të ndërrojmë rrugën europiane të Shqipërisë për të mbrojtur lëkurën e këtij dhe të Belindës? Apo lëkurën e Gysit? Ku është? Ku vajti i gjithë ai premtim i fushatës? Gjithë premtimi që pasaporta europiane, pra Edi Rama do t’i premtonte shqiptarëve pasaportën europiane. Ku vajti ai premtimi i Shqipërisë në Europë në vitin 2030? Bëjani një pyetje kujtdo nga sekti satanist i Rilindjes: ku e keni më atë premtim dhe pse nuk e belbëzon asnjëri prej tyre? Janë rëndë. Janë rëndë, vëllezër dhe motra, dhe janë drejt fundit. Ndaj po them, e përsëris: është merita jonë, është merita e demokratëve, e partive të tjera të koalicionit, është merita e opozitarëve që ne i çuam në këtë pikë që ata të hyjnë në luftë me gjithë botën, sepse ne bëmë transparencën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ka edhe një gjë më të rëndë në këtë proces. Nuk ishte dëgjuar ndonjëherë nga një shtetar që të thuhet që lufta kundër korrupsionit na qenka më e rëndë, më e dëmshme sesa vetë korrupsioni. Këtë s’ka guxuar ta thotë askush përveç Edi Ramës. Po pse e thotë këtë? Edi Rama e di shumë mirë: në rast se ka organe të drejtësisë që do t’i shkojnë deri në fund luftës kundër korrupsionit në këtë pushtet dhe në këtë shtet, të vetmit që do mbeten jashtë burgut do të jenë punonjësit e thjeshtë të administratës dhe pastruesit. Megjithëse edhe mes tyre mund të gjendet ndonjë hajdut. Edhe mes tyre.

Pra vetëm këta do të ngelen. Të tjerët shkojnë atje brenda. Dhe përfundimisht do të ngelet kjo ngrehinë këtu, do të ngelet bosh. Ai detyrohet të bëjë një artikulim të tillë të paprecedent në histori. Pra: lufta kundër korrupsionit më e rrezikshme se korrupsioni. Pse? Sepse pranon që janë të gjithë hajdutë. Por tani, në këtë situatë që jemi ne, kemi arritur, siç e thashë, mjaft.

I kemi delegjitimuar përballë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Janë të gjunjëzuar. Ngrehina e tyre po shkërmoqet. Por është detyra jonë të vazhdojmë luftën pa reshtur ndaj këtij narko-regjimi. Nuk mundet. Dhe sot do të vazhdojmë t’ju bëjmë thirrje çdo qytetari të këtij vendi, që i thotë Shqipërisë Shqipëri, që i thotë familjes familje: duhet të ngrihet. Rrugëtimin tonë nuk mund ta lëmë peng të lëkurës së narkosit. Ne sot duhet t’u themi çdo shqiptari: ka vetëm një rrugë, të vazhdojmë betejën tonë dhe përballjen tonë.

Këtë fundjavë është 22 Marsi. Një ditë e madhe dhe e shënuar për demokracinë e këtij vendi. Është dita kur demokratët, kur shpirtrat e lirë, kur qytetarët e Tiranës, kur rinia studentore i dha goditje një regjimi po më të keq se ky, më të egër se ky dhe më gjakatar se ky regjim. Prandaj ju bëjmë thirrje sot të gjithëve të ndërgjegjësoheni. Rruga e vetme është të bashkoheni me opozitën. Opozita ka një mision. Partia Demokratike ka një mision. Jo thjesht pushtetin. Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga rrokullisja ku ky po do ta çojë.

Rruga e vetme është të vazhdojmë, të marrim pjesë në protestën e datës 22. Protesta e datës 22 duhet të jetë protesta nga më të mëdhatë që kemi zhvilluar ndonjëherë në historinë tonë, e cila duhet të japë një sinjal: fundosjen e narko-regjimit, siç e dha sinjal 22 Marsi i vitit ’92 për fundosjen përfundimisht të regjimit komunist. Tani pra, beteja është e jona dhe ne nuk ndalemi në këtë betejë. Të jeni të sigurt që fitorja u takon vetëm atyre që qëndrojnë, atyre që luftojnë, dhe të tillë janë demokratët, të tillë janë opozitarët dhe fitorja do t’u takojë atyre. Edhe njëherë: më 22 Mars, në orën 18:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?