Berisha: Në korridoret e SPAK-ut gjeta dengje me narko-euro, institucioni i pushtuar nga paratë e drogës
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka lëshuar akuza të ashpra ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pas paraqitjes së tij në këtë institucion. Berisha pretendon se në ambientet e SPAK kishte parë dengje të mëdha narko-eurosh dhe se korridoret ishin të mbushura me thasë dhe arka me para.
”Në korridoret e SPAK-ut gjeta dengje të mëdha narko-eurosh, institucioni i pushtuar nga paratë e drogës. Kishte një dyndje me thasë saqë mezi kalova korridorin”,-shkruan Berisha.
Deklaratat e kreut të PD-së vijnë në një kohë kur ai është paraqitur në SPAK në kuadër të detyrimeve procedurale që lidhen me çështjen “Partizani”.
KOHA JONË SONDAZH

