Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Berisha në promovimin e librit “Tirania e Buzëqeshjes – Një portret politik dhe psikologjik i Edi Ramës”

Lajme E mërkurë, 1 Korrik 2026 11:57
Berisha në promovimin e librit “Tirania e Buzëqeshjes – Një portret politik dhe psikologjik i Edi Ramës”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot në promovimin e një libri të autorit Ndriçim Kulla.

Mund t'ju interesojë

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Para 9 orësh
Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë

Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë

Para 9 orësh
Eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të rinjve

Eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të ...

Para 9 orësh

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal tek gjenerata Z dhe protesta e qytetarëve kundër qeverisë. Berisha theksoi ata përbëjnë energjinë, guximin dhe shpirtin e pamposhtur të kësaj lëvizjeje.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Kjo lëvizje në shumë aspekte është mrekullia më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve në kohëra. Pse e them këtë? Aty janë rryma të ndryshme, por ata që janë energjia, ata që janë guximi, ata që janë shpirti i pamposhtur, ata janë të rinjtë e asaj gjenerate që nuk ka njohur kurrë diktaturë autoritare. Dhe është kjo gjeneratë që ngrihet në mënyrën më të fuqishme ndaj një diktature autoritare”, tha Berisha.

Berisha tha se libri i Ndriçim Kullës do të shërbejë si një manual dhe burim frymëzimi për të rinjtë dhe brezat që do të vijnë.

“Kam bindjen se ky libër është gjithashtu një manual i shkëlqyer për ta dhe frymëzim për ta dhe brezat që vijnë. Ndaj kjo trilogji do të mbetet në historinë e letrave një kryevepër e vërtetë”, tha ai.

Berisha vlerësoi gjithashtu kontributin e autorit, duke thënë se “shkrimtari lufton me pendë” dhe se Ndriçim Kulla “e ka bërë pendën e tij një pendë të artë”, duke lënë një trashëgimi të rëndësishme për shqiptarët.

Nriçim Kulla, autori i “Tirania e Buzëqeshjes – Një portret politik dhe psikologjik i Edi Ramës”, nuk është shkruar nga dëshira për të sulmuar një individ. Ai ka lindur nga nevoja për të kuptuar një fenomen. Sepse në histori, më të rëndësishëm se individët janë fenomenet që ata përfaqësojnë.
Pushteti politik nuk është vetëm administrim. Ai është edhe kulturë, psikologji, mënyrë komunikimi, raport me të vërtetën, raport me lirinë dhe raport me qytetarin. Prandaj, kur një njeri qëndron gjatë në pushtet siç po ndodh sot edhe me Edi Ramën, ai pushon së qeni thjesht një kryeministër dhe shndërrohet në një sistem ndikimi që depërton në institucionet, në mediat, në jetën publike dhe madje në mënyrën se si njerëzit mendojnë për realitetin.
Ky libër përpiqet të analizojë pikërisht këtë proces.
Titulli “Tirania e Buzëqeshjes” mund të duket paradoksal. Tirania zakonisht përfytyrohet me fytyrën e ashpër të dhunës, të frikës dhe të represionit. Por koha moderne ka shpikur forma më të sofistikuara të dominimit. Ato nuk vijnë gjithmonë me kërcënim të hapur. Shpesh vijnë të mbështjella me spektakël, me propagandë, me humor, me buzëqeshje dhe me premtime.
Historia na mëson se pushteti nuk bëhet i rrezikshëm vetëm kur përdor forcën. Ai bëhet i rrezikshëm kur arrin të imponojë një realitet artificial, kur arrin të zëvendësojë faktin me gënjeshtrën dhe kur qytetari fillon të dyshojë më shumë tek sytë e tij sesa tek propaganda që i serviret çdo ditë.
Për këtë arsye, libri nuk është vetëm biografi politike e aventurizmit Edi Rama . Ai është edhe një reflektim mbi gjendjen e demokracisë shqiptare, mbi deformimet e saj, mbi shkatërrimin e institucioneve, mbi raportin midis pushtetit dhe së vërtetës, si dhe mbi përgjegjësinë që ka elita intelektuale për të mos heshtur.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.